Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cammarata: Teuta shumë e fortë! Dinamo? Do e zgjidhja sërish Apoloninë

schedule18:24 - 10 Prill, 2021

schedule 18:24 - 10 Prill, 2021

Apolonia i afrohet edhe më pranë rënies nga Superiorja, pasi sot u mposht nga Teuta në shtëpi. Trajneri italian, Fabrizio Cammarata, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Jam i mërzitur, na mungoi agresiviteti.

Fakti që nuk kishim raste ishte edhe për meritë të kundërshtarit. Teuta ishte shumë e fortë, pas golit të parë na u prenë gjunjët. Nuk reaguam si duhet. Na duhej më shumë agresivitet në këtë ndeshje”.

“Mbijetesa? Duhet të vazhdojmë të japim më të mirë, sa kohë matematikisht është e mundur të qëndrojmë në elitë. Lojtarët duhet të bëjnë maksimumin e tyre në vazhdim”.

“Pse e la Dinamon? Nuk dua të flas shumë për këtë pjesë. Jam i kënaqur që Dinamo po shkon drejt Superiores dhe uroj t’ia dalin. Kam bërë një zgjedhje personale, do e bëja sërish. Kur erdha këtu besoja se do të mbijetonim dhe besoj akoma”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!