Fabrizio Cammarata, trajneri i Apolonisë, i është gëzuar një fitoreje shprese kundër Kastriotit, edhe pse ai e di mirë që mbijetesa në Superiore është një mision shumë i vështirë. Italiani, pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Superiore.
“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, pjesën e parë luajtëm shumë bukur, në të dytën vuajtëm. Jam shumë i kënaqur sesi lojtarët luajtën dhe luftuan. Gjithmonë jam mësuar të luftoj kur ka një shpresë sado të vogël dhe përse të mos e bëjmë.
I kam thënë djemve të bëjmë maksimumin për veten tonë dhe ndeshjet janë vitrinë edhe për veten e tyre, pavarësisht shpresave minimale për të qëndruar. Sigurisht shpresa për të qëndruar në Superiore në masën 10% dhe nuk mund të kemi më shumë.
Që kur kam ardhur këta lojtarë kanë dhënë limitet e tyre, sigurisht të jesh në këtë pozicion tregon se kemi limite, por t japësh maksimumin është diçka pozitive. Kemi pasur dëmtime, prandaj kam bërë ndryshime. ë stol sot kishim vetëm 5 lojtarë.
Dua të luajnë gjithmonë të njëjtët, por dëmtimet na kanë dënuar dhe nuk kishim zgjidhje të tjera. Ata që u aktivizuan luajtën shumë mirë”, u shpreh Cammarata. /abcnews.al

