Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cammarata: Pësuam për fajin tonë, Apolonia ka shumë për t’u përmirësuar

schedule16:19 - 31 Janar, 2021

schedule 16:19 - 31 Janar, 2021

Apolonia u mposht në shtëpi dhe nuk mundi ta shfrytëzojë faktin që Bylisi e Skënderbeu u mposhtën një ditë më parë. Pas humbjes me Tiranën, trajneri Fabrizio Cammarata foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“E nisëm jo mirë ndeshjen, Tirana në vuri në vështirësi në 20 minuta. Pastaj hymë në lojë dhe na vjen keq. Pësuam një gol për fajin tonë. Gjithsesi ka edhe shumë ndeshje dhe kemi mundësi të rikuperojmë pikët në vazhdim”.

“Era nuk është një alibi, ishte për të dyja ekipet. Kemi shumë për të përmirësuar, duhet ta nisim nga fillimi. Kemi cilësi për të fituar ndeshjet”, tha në mbyllje trajneri italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!