Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Cammarata: Penallti neto për ne, Apolonia i ka cilësitë të mbijetojë

schedule16:08 - 24 Janar, 2021

schedule 16:08 - 24 Janar, 2021

Apolonia kishte nevoje për fitore sot, por në fund nuk ia arriti dhe u nda në barazim 1-1 me Skënderbeun, pas një ndeshje ku korçarët shënuan të parët dhe fierakët barazuan me penalltinë e diskutueshme të Gjatës. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i Apolonisë, Fabrizio Cammarata.

“Ishtë një pikë e rëndësishme, e fortë dhe e ashpër. Rezultati na shkon për shtat. Sa i takon penalltisë, ishte e saktë. Ishte meritë e sulmuesit të skuadrës time. Nga ajo që pashë nga stoli ishte penallti. Gjata ishte para dhe kundërshtari i vuri dorën. Do doja të shikoja edhe penalltinë që mori Skënderbeu, edhe pse nuk dua të flas për arbitrat. Penalltia jonë, e pastër. Sulmuesi mbron topin, e përqafon. Gabim i mbrojtësit”.

https://streamable.com/lt6y55

“Fitoret jashtë fushe?  Gjatë kësaj periudhe që jam në krye të ekipit skuadra dëshiron të fitojë. Ne sulmuam edhe pasi barazuam. Duhet të punojmë në vazhdim. Skuadra ka cilësi për të shpëtuar nga rënia. Sa i takon merkatos, është klubi që mendon. Na duhet ndonjë gol më shumë që të fitojmë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!