Cammarata: Mëkat që humbëm, besojmë te mbijetesa. Krasniqi më pëlqeu

schedule19:04 - 6 Shkurt, 2021

schedule 19:04 - 6 Shkurt, 2021

Apolonia nuk mund të marrë një pikë, edhe pse më parë Skënderbeu dhe Bylisi kishin humbur. Fierakët nuk përfituan dot për t’u shkëputur nga rivalët për mbijetesë. Pas ndeshjes së humbur me Teutën, trajneri Fabrizio Cammarata foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Mëkat që humbëm, e mbuluam mirë fushën, u mbrojtëm mirë, madje patëm edhe një rast për të kaluar në avantazh në pjesën e parë. Në përgjithësi jam i kënaqur me ekipin.

Duhet të jemi optimistë, pasi kemi mundësi për të shpëtuar. Ekipi është i gjallë dhe po reagon mirë. Ndonjëherë duhet edhe pak fat, por duhet të vazhdojmë punën.

Gjithmonë pritet diçka më shumë nga ata që futën në fushë. Jeton Krasniqi më pëlqeu, është një lojtar i ri, por i rëndësishëm për ne.

Donim të bënim diçka më shumë, e provuam në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte e ekuilibruar, pati shumë faulle në mesfushë. Nuk është se nuk provuam”, përfundoi Cammarata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!