Cammarata: Matematika shpresa e vete e Apolonisë, mbijetesa shumë e vështirë

schedule18:27 - 8 Maj, 2021

schedule 18:27 - 8 Maj, 2021

Fabrizio Cammarata, trajneri i Apolonisë, pas humbjes së pësuar me Laçin vetëm matematika i mban në lojë për mbijetesën. Italiani i fierakëve, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha:

“Më vjen keq, pasi luajtëm mirë në pjesën e parë. Kishim mundësi, por përballeshim me një ekip si Laçi. Në një ndeshej futbolli rastet e krijuara duhet t’i kthesh në gol”.

“Matematika na jep shpresë, por duhet të jemi të sinqertë dhe është shumë e vështirë. Bëmë atë që mundëm, lojtarëve u kërkoj të japin maksimumin si sot. Shpresoj të bëjnë edhe më mirë në ndeshjet e fundit”.

“Motivimi? Janë profesionistë dhe kjo është detyra e tyre, pastaj kanë edhe të ardhmen përpara. Sa kohë të jem këtu do kërkoj të japin maksimumin”.

“Vetëm me Vllazninë u bllokuam krejtësisht, ndaj ekipeve të tjera kemi luajtur fort. Nëse luajmë kompakt marrim rezultate, nëse luajmë secili për vete, atëherë e pëson”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!