Apolonia mori një pikë në Laç, në minutat e fundit, dhe normalisht trajneri Fabrizio Cammarata është i kënaqur. Italiani, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:
“E dimë se po luanim përballë një skuadre të projektuar për titullin, janë pretendentët kryesorë. 10-15 minutat e para luajtëm mirë, goli na vuri në vështirësi, e morëm lojën në kontroll në 20 minutat e fundit dhe barazuam.
Nuk dua të shoh skuadrat e tjera, por ndeshjet tona, duam të sigurojmë zonën e Play-Out. Gara është me Skënderbeun dhe Bylisin dhe ai është misioni ynë. Nga humbja me skuadrën tonë Laçi ka bërë 8 fitore radhazi, janë skuadra më në formë dhe kjo është arsyeja përse nuk fituam.
I mbështes dhe kam besim te djemtë. Që kur kam Mihana ka luajtur në 3-4-3, por prej mungesave e kemi vënë më pas. Edhe unë dua ta kem më në sulm dhe kjo u pa se ai bën mirë dhe në 20 minutat e fundit bëri shumë mirë përpara”, u shpreh Cammarata. /abcnews.al