Cameron në Tiranë/ Në Rinas do të pritet nga Hasani. Takime me Ramën e Begajn, në fokus emigracioni dhe anti-korrupsioni

schedule10:09 - 22 Maj, 2024

schedule 10:09 - 22 Maj, 2024

Tirana pret të mërkurën Sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe. Lord David Cameron do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.

Pak para nisjes për në Shqipëri, Cameron tha se partneriteti mes dy vendeve po jep rezultat në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Cameron pritet të njoftojë një plan mes dy qeverive për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Ditën e sotme shefi i diplomacisë britanike do të vijë në Shqipëri. pritet të mbërrijë në kryeqytet në orën 11″00, në Rinas do të mirëpritett nga homologu i tij Igli Hasani. Më pas do të niset drejt kryeqytetit, do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi ama pa praninë e mediave. Pas takimit me zotin Rama, Cameron do të shkojë në Presidencë ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj. Pika e parë lidhet me lufitmin e paligjshëm të emigracionit dhe program. Pritet që të forcohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Shqipëria dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një marrëveshje në vitin 2022 për frenimin e emigrantëve. Shifrat kanë ardhur në ulje, pas marrëveshjes së arritur,  ka frenuar numrin e emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe.

Pas takimit me Ramën, është parashikuar një konferencë e përbashkët në orën 12:50. Në orën 14:30, diplomati britanik do të takohet me Begajn.

Sërish në fokus do të jetë ndalimi i emigracionit të paligjshëm, thuajse dy vite pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e menjëhershëm të qytetarëve shqiptarë ilegalë nga Britania e Madhe.

Cameron do të shpallë po ashtu një program për anti-korrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar për sistemin gjyqësor, e cila do t’i shërbejë të dyja vendeve. Po ashtu, Mbretëria e Bashkuar do të vijojë mbështetjen për forcat e Policisë shqiptare, në kuadër të zbatimit të reformave për vendin tonë.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak për raportet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Anglisë. Britania ka njoftuar një plan ndërkombëtar, në luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, pjesë e të cilit janë bërë 19 shtete./abcnews.al