Cameron: Britania nuk do të ndalojë eksportet e armëve në Izrael

schedule09:57 - 10 Prill, 2024

schedule 09:57 - 10 Prill, 2024

Sekretari britanik David Cameron, tha se pozicioni i vendit të tij për shitjen e armëve në Izrael mbetet i pandryshuar.

“Vlerësimi i fundit e lë të pandryshuar qëndrimin tonë për licencat e eksportit. Kjo është në përputhje me këshillat që kemi marrë edhe nga ministrat e tjerë”, tha Cameron në një konferencë për shtyp.

“Dhe si gjithmonë, qëndrimi ynë mbetet në shqyrtim”, shtoi ai.

Javën e kaluar tre ish-gjyqtarë të lartë britanikë iu bashkuan më shumë se 600 avokatëve që i bënin thirrje qeverisë të ndalonte shitjet e armëve në Izrael, sepse përndryshe Britania mund të bëhej bashkëpunëtore në një gjenocid në Gaza.

Britania i shiti Izraelit armë me vlerë 42 milionë funte në vitin 2022.

/abcnews.al