Laboratori i Cambridge rishtazi ofron një analizë gjaku e cila mund të përcaktojë se sa i riskuar është një person për tu prekur nga kanceri i mushkërive.
Është një analizë e thjeshtë gjaku e cila merret nga gishti.
Kryesisht këtë analizë e kërkojnë ata persona të cilët kanë faktor risku, siç është konsumi i duhanit, persona të cilët kanë një histori familjare nga kanceri i mushkërive.
Doktor Anthony Cooke, shefi i laboratorit Cambridgenë UK dhe në Shqipëri , thotë se viti 2020 i dha një tronditje të madhe botës me covid 19.
Si pasojë kanceri i mushkërive pati një vëmendje të veçantë.
Ky test i ri do të ndihmojë shumë pacientë të kujdesen më tepër për shëndetin e tyre. Kanceri i mushkërive është një prej sëmundjeve më serioze, e cila në 80% të rasteve diagnostikohet në fazë të vonuar.
Sipas studimeve të realizuara, 41.1 % e personave të cilët e kanë kryer këtë testim, kanë zbuluar kancerin në faza shumë të hershme të sëmundjes, e cila ka shërbyer në kurimin e saj me sukses.
Këtë analizë së shpejti mund ta gjeni edhe në Cambridge Clinical Laboratories në vendin tonë./abcnews.al/