Camavinga prioritet i Real Madrid, e zbulon një burim i besueshëm!

schedule21:19 - 4 Qershor, 2020

schedule 21:19 - 4 Qershor, 2020

Eduardo Camavinga, mesfushori 17 vjeçar i Rennes, do të jetë një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato. Një nga ekipet e interesuara, është Real Madrid dhe zhvillimet e fundit, shtojnë shanset se talenti francez do të transferohet në Bernabeu.

Një burim pranë klubit të Real Madrid, ka folur për RMC, duke pranuar se ka interes për mesfushorin e Rennes, Eduardo Camavinga: “Ai është e ardhmja e futbollit, sidomos në rolin e tij në mesfushë.

Ne duam të sigurojmë firmën e tij, pasi të garanton 10 vite në nivele të larta. Camavinga është prioriteti ynë numër një në merkato. Është më mirë ta blejmë tani, sesa sezonin e ardhshëm”, ishte deklarata që u publikua nga mediat franceze./abcnews.al