Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çalojnë” Milan e Napoli/ Kuqezinjtë i mund papritur Parma, tronditje në “San Siro”

schedule10:47 - 23 Shkurt, 2026

schedule 10:47 - 23 Shkurt, 2026

I dhanë një asist atij që kryeson. Milani e Napoli pritej të reagonin pas fitores së Interit, por kapitulluan që të dy, dhe titulli për zikaltërit mund të quhet çështje thuajse e përfunduar.

Dhjetë pikë diferencë ndaj rivalëve janë shumë, ndonëse duhen edhe 12 javë deri në fund. Rivalët milanezë dështuan papritur në “San Siro”, duke i dhënë fund një serie të gjatë pathyeshmërie, ndonëse nuk kishin qenë të gjitha fitore.

Pavarësisht se pati epërsi dhe bëri lojën ndaj Parmës, “djalli” nuk gjeti dot rrugën e rrjetës. Jashari, Pulishiç e Leao provuan, por dështuan, e sidomos sulmuesi portugez që pati rastin më të mirë.



Parma falenderoi dhe shënoi në një nga shanset e vetme që pati, ndonëse u desh VAR-i, e sërish pati polemika. “La Gazeta delo Sport” shkruan se kuqezinjtë u zemëruan për faull ndaj anglezit Loftus-Çik.

Asist për Interin edhe nga Napoli. Kampionët në fuqi të Italisë tashmë janë thjesht hija e asaj që ishin dhe Atalanta i përmbysi në Bergamo. Në një përballje të fortë, Beukema kaloi miqtë përpara në pjesën e parë, por reagimi erdhi pas pushimit.

Pashaliç në 61’ dhe Samarxhiç në 81’ siguruan tri pikët e rëndësishme në garën për kualifikim në Champions. Në fushë edhe kapiteni I Shqipërisë, Berat Gjimshiti, që luajti 21 minuta si zëvendësues. Inter kryeson Serinë A me 64 pikë, Milani e ndjek me 54, ndërsa në garë për Championsin janë Napoli, Roma, Juventus, Komo e Atalanta, të ndara nga vetëm 5 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!