Calhanoglu telenovelë: Juventusi ofertë Milanit, as Interi nuk heq dorë

schedule12:50 - 15 Nëntor, 2020

schedule 12:50 - 15 Nëntor, 2020

Situata e mesfushorit të Milanit, Hakan Calhanoglu, vazhdon të jetë e paqartë. Në fakt ka disa javë që klubi kuqezi është në bisedime me agjentin e lojtarit për rinovmin e kontratës, por ende ata nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Kujtojmë që turku përfiton aktualisht 2.5 milionë euro në sezon, por në kontratën e re ai kërkon afro 6 milionë euro neto në sezon. Sipas raportimit të “Tuttosport”, situatën e Hakan po e monitorojnë me kujdes Juventusi dhe Interi.

Kontrata e lojtarit me Milanin përfundon në fund të sezonit dhe nëse ata nuk arrijnë marrëveshjen e re deri në fundin e muajit tjetër, atëherë “Djalli” mund ta shesë mesfushorin në merkaton e janarit për të mos e humbur me parametra zero në korrik.

Juventusi e ka marrë seriozisht afrimin e 25-vjeçarit në skuadër, pasi deri më tani ka një ofertë konkrete për drejtuesit kuqezinj. Bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë Federico Bernardeschin në shkëmbim të kartonit të Calhanouglu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!