Sulmuesi i Tiranës, Elton Cale, ka qenë padiskutim një nga lojtarët më të mirë për bardheblutë këtë sezon, sezon ku u rikthyen edhe te titulli kampion pas plot 11 vitesh. I ftuar në Pressing, në ABC News, Cale u shpreh: “Zjarri brenda nesh u ndez pas derbit.
Shikoni Barcelonën tani, pa zjarr nuk mund te bësh asgjë. Edhe trajnerin më të mirë të sjellësh, nuk ka çfarë bën. Pse zgjodha Tiranën? Unë kam pasur disa oferta.
Menaxheri im, Florin Biba, më telefonoi dhe më tha që kam tre oferta. Zgjodha Tiranën. Për trajnerët e tjerë që ishin, nuk kam çfarë të them, nuk jap dot shpjegim”, u shpreh Cale./abcnews.al