Calavera: Të mos vendosim afate artificiale, cilësi përpara shpejtësisë

schedule15:38 - 20 Nëntor, 2017

schedule 15:38 - 20 Nëntor, 2017

Drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, në një intervistë për Deutche Welle ka vënë si prioritet jo më progresin e shpejtë të procesit të vettingut, por cilësinë e tij. E pyetur se sa mund të zgjasë ky proces Calavera preferon të mos vendose asnjë afat, duke lënë një pikëpyetje, lidhur me kohën që mund të marrë kontrolli i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë.

Calavera sqaron se roli i saj është që Vettingu të bëhet në mënyrë të ndershme dhe të pavarur nga ndërhyrjet politike. Drejtuesja e ONM-se denoncon sulmet, sipas saj të pabaza, ndaj kreut të delegacionit të BE në Tiranë Romana Vlahutin, si provë rezistence ndaj vettingut. Calavera thekson investimin e madh në para’ dhe kohë të SHBA-ve dhe BE-së si garanci të funksionimit real të këtij procesi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!