Caktohet seanca paraprake për Balilin

schedule14:45 - 18 Janar, 2019

schedule 14:45 - 18 Janar, 2019

Pas seancës së të enjtes, përballja e dytë e Klement Balilit me Gjykatën për Krimet e Rënda do të jetë në 25 Janar. Gjyqtarja Miliana Muça ka planifikuar në orën 12:00 të kësaj date zhvillimin e seancës paraprake për të etiketuarin si “Eksobar i Ballkanit”.

Sipas ligjit, në këtë seancë, gjyqtarja paraprake i bën një verifikim përfundimtar hetimit të kryera nga ana e Prokurorisë, sa i përket zbatimit të procedurave ligjore gjatë hetimit. Në rast se çmon se hetimi paraprak nuk është i plotë, gjykata urdhëron plotësimin e tij, ndërsa kur nuk konstaton asnjë problem vendos dërgimin e dosjes në gjyq.

Në seancën paraprake, palët bëjnë edhe kërkesa që i përkasin llojit të gjykimit, me kohë të zakonshme, apo të shkurtuar.

Klemend Balili u vetëdorëzua të martën pas më shumë se dy vitesh arrati. Ai akuzohet për katër vepra penale mes të cilave “trafik i narkotikëve” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Të enjten, Krimet e Rënda lanë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë në mungesë për të./abcneews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!