Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Caktohet masa e sigurisë për Stresin

schedule11:29 - 15 Prill, 2018

schedule 11:29 - 15 Prill, 2018

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelitë të riun Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Ai u arrestua pak ditë më parë në një nga lokalet në Tiranë duke konsumuar drogë. 

Këngëtari i muzikës rep Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, sikletin më të madh nuk e kishte me vendimin që do të jepte gjykata e Tiranës, por me praninë e medias në sallën e gjyqit.

Disa herë u mundua t’i fishihej objektivit të kamerave, duke bërë batuta me miqtë e tij të prangosur në një lokal pranë shkollës “Partizani” në kryeqytet.

Prokuroria kërkoi masën e “detyrim paraqitjes” dhe “hetimit në gjendje të lirë” për këngëtarin. Ndërkohë të njëjtën masë konfirmoi dhe Gjykata Penale e  kryeqytetit, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

Vetë këngëtari nuk bëri asnjë koment para togave të zeza, ndërsa avokati i tij mohoi se Arkimed Lushaj të ketë lidhje me trafikun e narkotikëve, siç e akuzon policia.

Stresi u arrestua në fundjavë nga Policia e Tiranës me tre akuza, si prodhim e shitje narkotikësh, përshtatje ambienteve për të konsumuar narkotikë dhe moskallëzim krimi.

Kjo nuk është hera e parë që reperi i njohur ka probleme me drejtësinë, ndërsa dhe arrestimet e tij të bëra nga policia janë rrëzuar në gjykatë, duke i caktuar hetim në gjendje të lirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!