Caktohet godina ku do kryhet vetting-u në Polici

schedule17:30 - 30 Janar, 2019

schedule 17:30 - 30 Janar, 2019

Qeveria shqiptare ka miratuar buxhetin me të cilin do të mbulohen pagat dhe shpenzimet e komisioneve që do të realizojnë vettingun në policinë e shtetit. Paga për anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit do të jetë 190 000 lekë në muaj, ndërsa për anëtarët e sekretariatit teknik 110 000 lekë në muaj.

Ka qenë suprizë vendimi për të parcaktuar një nga godinat e Gardës së Republikës vendit se ku do të zhvillohet Vettingu në radhët e uniformave blu, ku më herët ishte përcaktuar Akademia e Sigurisë.

Infrastruktura ishte pothuajse e përfunuduar në godinat e policisë në Saukut dhe procesi parashikohej të fillonte në janar por, përsëri do të duhet kohë fizike që policët të Vettohen brenda muajit shkurt.

Ashtu si kolegët e tyre që po kryejnë rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve, edhe komisionerët që do kryejnë Vetting-un në Polici do trajtohen me paga të majme. Vendimi i Qeverisë me numër 14, i miratuar më datë 16 janar 2019, u publikuar në Fletoren Zyrtare dhe

pagat më të lartë i kanë anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit 190.000 lekë në muaj. Ndërsa për anëtarët e sekretariatit teknik të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit do të jetë 110 000 lekë në muaj.

Ky proces përfshin kontrollin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional. Fillimisht do të kalojnë në “sitë” efektivët me grade të lartë ku bëhet fjalë për 300 punonjës, me në krye Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Me gratë të mesme që janë 3 mijë efektiv dhe me grate të nivelit bazë rreth 9 mijë police.

Një ndër pyetjet që do ti përgjigjen punonjësit e policisë është nëse kanë qenë bashkëpunëtorë, apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe, si edhe nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Gjithashtu punonjësit duhet të deklarojnë edhe nëse kanë patur takime me persona me precedent pelal, si të përfishirë në krimin e organizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!