Plotësohet trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimimin e grupit të Emiljano Shullazit për dënimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë.
Zgjidhet ngërçi i procesit për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka deleguar gjyqtaren Valdete Hoxha nga Gjykata e Apelit Tirnë që do t’i bashkohet Saida Dollanit dhe Albana Boksit në procesin ndaj grupit “Shullazi”. Procesi në Apel për grupin e “Shullazit” nuk kishte nisur për shkak të largimit nga trupa gjykuese e dy gjyqtarëve të çështjes. Ligji parashikon se kur ndryshohen dy nga anëtarët e trupës gjykuese, procesi duhet që të nisë nga e para. Dy gjyqtarët e larguar janë Fehmi Petku që u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Nure Dreni që u dorëhoq për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin. Më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj, por pa shpjeguar arsyen. I pandehuri Blerim Shullazi ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre dhe ka kërkuar përjashtimin e saj me arsyetimin se e ka gjykuar në një tjetër proces. Grupi i Emiljano Shullazit u dënuan në shkallë të parë me 55 vite burg./ABC News Albania24/7