Caktohen gjyqtarët për ankimimin për ndërprerjen e vettingut ndaj Llallës

schedule14:10 - 13 Prill, 2018

schedule 14:10 - 13 Prill, 2018

Caktohet trupa gjykuese për ankimimin e nderprerjes se vettingut per ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Kryesues do jetë gjyqtari Sokol Çomo, ndërsa relator Luan Daci. Pjesë e trupës gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e Komisionerit Publik për ndërprerjen e vettingut për Llallën do të jetë dhe një tjetër emër i njohur në sistemin e drejtësisë, ish-kryeprokurorja Ina Rama. Kjo e fundit, së bashku me Albana Shtyllën dhe Ardian Hajdërin, do të shqyrtojë ankimimin ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ndërpreu Llallës procesin e vettingut. Ky proces ndaj Adriatik Llallës u ndërpre me 12 shkurt të këtij viti nga KPK-ja pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë. Vendimi u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK-se me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi.

Ndërkohë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ka nisur edhe një hetim nga Prokuroria e Durrësit për pastrim parash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!