Konspiracionisti i Kosheres është ndaluar këtë herë tek vizita e kreut të qeverisë që mbajti pak ditë më parë në Prishtinë. Duke u ndalur te deklarata e tij në lidhje me Vuçiç, të cilit iu referua si “vllau jem” Cako i Kosheres thotë se ka diçka që qëndron pas.
“Tha vllau jem Vuçiç. Pse i thotë ky vëllau jem, nuk është dialektore. I thotë vëllau sepse janë të dy produkt i klonuar në të njëjtin laborator. Kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar se janë të dy të gjatë dhe të dyve iu pëlqen gjella me bamje.
Vuqiq: V do të thotë vaksinë. U-ja do të thotë ushtri. Do të vijë dita që do e bëjnë vaksinimin të detyruar me ushtri. Shkronjat që mbeten nënkuptojnë qiqra në hell. Janë të tëra qiqra në hell takimi, kufiri, targat, Serbia, Rusia e të gjitha….”, thotë Cako i Kosheres.
/abcnews.al