Cakaj takon në Bruksel Hahn e Mogherinin: Shqipëria gati për të hapur negociatat

schedule12:20 - 7 Qershor, 2019

schedule 12:20 - 7 Qershor, 2019

Ministri në detyrë për europën dhe punët e jashtme Gent Cakaj përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ka njoftuar takimin në Bruksel me komisionerin për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë Johannes Hahn si dhe më përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme në Be, Federika Mogerini.

“Gjatë takimit me Hann, diskutuam për progresin substancial të Shqipërisë në prioritetet kyçe, por edhe situatën e brendshme në vend dhe përgatitjet për hapjen e negociatave për antarësim” – njofton Cakaj në postimin e tij.

Ndërkaq, në një njofitm për shtyp të Ministrisë për Evropën dhe Punët e jashtme, thuhet se gjatë takimit me Mogherinin, Cakaj ka diskutuar për perspektivën europiane të Shqipërisë

“Përfaqësuesja e Lartë Mogherini përgëzoi Ministrin Cakaj për përsëritjen e rekomandimit të qartë të Komisionit, duke theksuar se ky është një vlerësim i merituar dhe rezultat i reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga vendi ynë”, thuhet në njoftim, ku veçohen arritjet e prekshme në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme dhe ka bërë të gjitha detyrat e kërkuara për të hapur negociatat me BE dhe është e nevojshme që Këshilli Evropian të reagojë pozitivisht, në linjë me rekomandimin e Komisionit. /ABC news Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!