Cakaj takon Cerar: Hapja e negociatave për Shqipërinë, peshë për thellimin e reformave në Rajon

schedule10:05 - 15 Shkurt, 2020

schedule 10:05 - 15 Shkurt, 2020

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit të tij në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë është takuar me homologun slloven Miro Cerar.

Në këtë takim palët vunë theksin edhe një herë në rëndësinë e veçantë të çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë gjatë 2020.

“Ky vendim do të ketë peshë të posaçme për të thelluar reformat, mbështetur zhvillimin e rajonit dhe ruajtur besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi!” shkruan Cakaj në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!