Cakaj: Nga sot nisin punën shërbimet konsullore shqiptare në këto tre shtete

schedule14:20 - 11 Maj, 2020

schedule 14:20 - 11 Maj, 2020

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se nga dita e sotme do të nisin shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik.

Kjo tha Cakaj, pasi këto vende e mundësojnë këtë shërbim pas lehtësimit të masave që kanë ndërmarrë qeveritë e tyre.

“Nga sot e tutje, në përputhje me planin e masave lehtësuese, rifillon edhe puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme!

Po ashtu, sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.

Puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.

E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19 në këtë fazë!

Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë!”, shkruan Cakaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!