Cakaj: Largohen dhe transferohen rreth 50 diplomatë

schedule13:53 - 5 Qershor, 2019

schedule 13:53 - 5 Qershor, 2019

Brenda 10 minuta njoftoi 4 vendime të ministrisë që i kanë lënë të drejtojë

“Sot komunikoj para jush largimin nga detyra, ndryshimin e funksioneve në detyrë apo transferimin e menjëhershëm të angazhimeve aktuale për më tepër se 50 diplomatë shqiptarë”, tha Cakaj.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj nuk harron të falenderojë ata që kanë punuar me përkushtim por nuk toleron ata që kanë shkelur detyrën.

Disa prej tyre për shkak të shfaqjeve disiplinore, tejkalim kompetencave, shpërfillje të detyrave në punë, apo shpërfillje të normave diplomatike dhe cenim të imazhit të Shqipërisë nuk do të jenë më aty ku janë”, tha ai.

Vendimi i dytë ka të bëjë me konsullatat.

“80 e konsullatave të shqipëris ënë botë nuk do të jenë më të njëjta”, tha Cakaj.

Ndëshkimi i pret ata që nuk kanë denjuar t’i përgjigjen qytetarëve paralajmëroi ministri në detyrë Gent Cakaj. Të tretin vendim ia ka rezervuar konsujve të nderit.

“Mbi 20 Konsuj Nderi të Shqipërisë nëpër botë s’do të jenë më përfaqësues të nderit të Shqipërisë nëpër botë”, tha ai.

Në fund komunikoi se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë mbi 50% e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit.

Për Ministrin në detyrë Gent Cakaj të gjitha këto janë vetëm një pjesë e reformës në diplomacinë shqiptare./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!