Çaji, dermani i ditëve të nxehta të verës dhe përse duhet konsumuar në kushte shtëpie

schedule10:30 - 14 Korrik, 2020

schedule 10:30 - 14 Korrik, 2020

Temperaturat e larta mund të krijojnë rreziqe për shëndetin e njeriut. Trupi i njeriut ka nevojë për vlera ushqyese.

Për të folur në lidhje me këtë situatë në Abc-ja e mëngjesit ishin të ftuar Enkeleda Ferrollari nutriciste dhe Zef Gjeta ekspert i bimëve mjekësore.

Ferollari u shpreh se uji është një element shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për organizmin.

“Jemi në stinë e verës dhe temperaturat na japin një nevojë të shtuar për lëngjet. Organizmi ka nevojë për të kompensuar lëngjet që humbet. Dhe për të  ruajtur një ekuilibër të mirë duhet kompensuar. Nuk duhet të presim të ndjejmë etje për t’u hidratuar.

Uji është me rëndësi të merret edhe në forma të tjera të shëndetshme. Uji në organizëm ka shumë funksione. Ka funksion transportues të lëndëve ushqyese. Çdo reaksion kimik që ndodh në organizëm lëshon dhe merr ujë”, u shpreh Ferrollari.

Ata rekomanduan përdorimin e çajrave të përgatitur në kushte shtëpie.

Zef Gjeta ekspert i bimëve mjekësore tha se konsumimi i çajit në stinë e verës është i domosdoshëm për organizmin, ndërsa këshilloi që të mos teprohet me konsumimin e tij.

“Temperatura mbi 40 gradë tek mjalti ndikon për keq, pasi i prish cilësitë e mira që mbart. Është mirë që çaji të konsumohet 20 minuta pas ngrënies. Po ashtu frutat është shumë mirë të konsumohet deri në 1 orë larg ushqimit. 3-4 kupa çaj është mirë të konsumohen gjatë ditës.

Por tepria e njëanshme nuk e ndihmon trupin e njeriut. Lëngjet natyrale dhe çajrat janë ndihmuesit më të mirë të trupit gjatë gjithë vitit, por edhe më shumë gjatë verës. Por thuhet se teprimi është më i rrezikshëm nga çaji se sa nga kafja. Pra më mirë 10 kafe se 10 çaj. 

Nuk jam kundër çajrave të importuar, por jam për çajin vendas. Janë kurativ, shumë të mirë”, sqaroi eksperti i bimëve mjekësore.

Më tej shtoi se nëse teprohet me çajin jeshil krijohen probleme në sistemin nervor, ndërsa theksoi se përveç çajit është mirë që të konsumohet shumë ujë apo lëngje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!