Caicedo lë në “baltë” Brighton, Arsenal e Chelsea pas derës së “pulëbardhave”

schedule11:48 - 28 Janar, 2023

schedule 11:48 - 28 Janar, 2023

Moises Caicedo është kthyer në kryefjalën e merkatos së dimrit në Premier League, me ekuadorianin e Brighton, i cili tashmë duhet të gjejë gjuhën e komunikimit me klubin e tij, për të patur një mundësi transferimi në këtë franksion të merkatos.

Qëndrimi i klubit për transferimin e mundshëm të mesfushorit nuk ka ndryshuar, ata duan ta mbajnë atë në skuadër deri në fund të sezonit, mirëpo vetë lojtari dëshiron të largohet nga skuadra dhe madje i ka thënë lamtumirë asaj, pavarësisht se Brighton nuk ka pranuar ende një ofertë për shtatlartin e mesfushës.

Ekuadoriani ka munguar sot në stërvitjen e Pulëbardhave dhe nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme kundër Liverpool, të vlefshme për raundin e 1/16-ve, të “FA Cup”.

Arsenal dhe Chelsea janë ende të interesuar për nënshkrimin e mesfushorit dhe agjentët e tij vazhdojnë intensivisht punën për të gjetur një zgjidhje mes lojtarit dhe klubit, megjithatë, bordi i Brighton është i qetë për këtë situate, me “pulëbardhat” që besojnë se mungesa e Caicedo do të zvogëlojë zhurmën rreth lojtarit dhe vetë lojtari do e shfrytëzojë këtë hapësirë kohore për të reflektuar dhe fokusuar në pjesën e mbetur të sezonit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!