Çahet rruga në Borsh që u inaugurua para një viti, banorët: Gjithmonë ky muhabet

schedule16:28 - 8 Janar, 2021

schedule 16:28 - 8 Janar, 2021

Reshjet e fundit nxorën në pah cilësinë e dobët të ndërtimit të rrugës.

Ky është aksi Borsh – Sarandë, në lagjen Vonja i ri konstruktuar 6 muaj më parë.

Sot ajo është çarë në mes duke rrezikuar drejtuesit e mjeteve e banoret që kalojnë përgjatë saj.

Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro tha se ndërhyrja është bërë në pjesën e asfalti.

Ai sqaroi se çarja e rrugës ka ardhur si pasojë e trasesë mbrojtëse, e cila është ri konstruktuar në 2009.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bëri apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin kalimin nga aksi rrugor nga Llogara deri në Sarandë dhe anasjelltas.

Ndërkohë rruga që të çon në Llogara u pushtua nga mjegulla. Duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve.

Reshjet e rëna gjatë ditës së djeshme por edhe sot, kanë shkaktuar probleme në një pjesë të pazarit në Novoselë. Katër banesa janë  janë të rrezikuar….

Është një situatë që përsëritet çdo vit.

“Kjo situatë përsëritet thuajse çdo vit, jemi të rrezikuar gjithmonë në këtë kohë”, shprehet ai.

Edhe në Fier rritje të nivelit të lumenjve ka alarmuar autoritetet vendore.

Ndërsa në Memaliaj dhe Përmet niveli i Vjosës është larg pikës kritike që sipas specialisteve te emergjencave në prefekturën e Fierit përjashton rrezikun e përmbytjeve masive./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!