Një defekt në kaldajë shkaktoi panik tek nxënësit e shkollës Jan Kukuzeli në Durrës.
Sapo panë që klasat po mbusheshin me tym, ata braktisën menjëherë klasat duke dalë në oborrin shkollës.
“Shpërtheu diçka këtu, erdhën mësueset dhe thanë dilni jashtë me vrap. Kur dolëm jashtë dera ishte me tym. Mu mor pak mua goja dhe shoqes time, e shtyva atë që të ecte pak më shpejt, dolëm u qetësuam pak dhe u futëm brenda, u tremba shumë pak”.
“Ra flakë në kaldaja. Dolëm avash avash. Mësimi fillimi për nja një orë”.
“Ishte carë kaldaja dhe doli tymi, mësimi filloi”.
Një nga prindërit tregon se është informuar nga mësuesit për ngjarjen.
“Rreth orës 9.30 jam njoftuar nga zysha kujdestare e cila më ka thënë se ka një defekt teknik në kaldajën, e cila nuk është djegur paleta. ka pasur tym që është shpërndarë në korridor. asnjë incident”.
Burime për abc thanë se se gjithçka ndodhi për shkak të mos djegies mirë të paletit në momentin që po vihej kaldaja në punë.
Pasi është konstatuar se ku ishte problemi, situata është qetësuar.
/abcnews.al