Cafu: PSG është favoriti kryesor për të fituar Champions League

schedule11:55 - 6 Nëntor, 2021

schedule 11:55 - 6 Nëntor, 2021

I intervistuar nga “Marca”, ish- mbrojtësi anësor i Romës dhe Milan-it  ka shprehur mendimin e tij rreth fituesit të Champions League. “PSG është favoriti kryesor për të fituar Champions League këtë sezon. Francezët janë i vetmi ekip që kanë lojtarë deçiziv për çdo pozicion.

Kur të rikthehet Sergio Ramos ekipi do të jetë i kompletuar 100%. Kush është mbrojtësi më i mirë anësor në botë ?

Do të thoja Hakimi dhe Carvajal, pas këtyre vjen dhe Alexandër Arnold.”

Këto kanë qënë fjalët e ish-kapitenit të kombëtares së Brazilit për “Marca”./h.ll/abcnews.al