Çadra mjekësore në bregdet/ Personel mjekësor dhe pajisje në ndihmë të turistëve

schedule15:44 - 23 Qershor, 2024

schedule 15:44 - 23 Qershor, 2024

Në të gjithë vendin janë në shërbim të turistëve vendas dhe të huaj, 34 qendra shëndetësore verore, të cilat janë hapur prej fillimit të qershorit dhe funksionojnë 24 orë në zonat bregdetare dhe destinacionet e tjera turistike.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte në një nga këto qendra në Pogradec, ku bluzat e bardha kryejnë mesatarisht 20 vizita dhe shërbime të ndryshme në ditë.

Për t’u përballur me fluksin e shtuar të turistëve gjatë sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë dhe ka marrë masa gjithashtu duke vendosur çadra mjekësore përgjatë vijës së liqenit të Pogradecit.

Këto çadra janë të pajisura me personel mjekësor dhe pajisje të nevojshme për të ofruar ndihmë të shpejtë dhe shërbime mjekësore të menjëhershme për turistët.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky shërbim ka për qëllim të garantojë siguri dhe kujdes shëndetësor të mjaftueshëm gjatë periudhës së verës, kur numri i vizitorëve në qytet rritet ndjeshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!