“Çadra falas për pushuesit”, Pogradeci do të ofrojë më shumë plazhe publike për qytetarët

schedule11:29 - 19 Qershor, 2023

schedule 11:29 - 19 Qershor, 2023

Pogradeci këtë vit duket se është bërë gati për turistët ku ka parashikuar më shumë plazhe publike. Në këtë sezon sipas përfaqësuesve vendor pritet që brenda në qytet janë parashikuar që të jenë në shërbim të qytetarëve 6 hapësira të plazheve publike.

Sipas drejtoreshës së Tatim Taksave, Enja Karafili pritet që këtë vit të ketë një vëmendje të shtuar për kontrollin dhe monitorimin në plazhet publike dhe ato private.

Gjithashtu ajo shprehet se në dispozicion do të jenë çadrat falas për pushuesit.

Ky vit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara për shkak të ligjit të dalë një vit më parë ku ndryshon raporti i plazhit publik me atë privat, ku nga 20 me 80 është 30% plazh publik dhe 70 % privat dhe tashmë nga kjo hartë në Pogradec kemi 33% plazh publik dhe 67 % është plazh privat. Jemi akoma në procesin e mbylljes së procedurave me private ku nëse akoma nuk janë kryer akoma nuk janë paguar do të kalojë në publik. Brenda në qytet ka 6 plazhe publike, jashtë qytetit ka më shumë. Në plazhet publike qytetarët do të kenë çadra falas, do jenë kufizimet dhe vrojtuesi i vendosur nga bashkia. Problemi që kemi hasur në vitet e kaluara ka qenë mungesa e vrojtuesit”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër nënkryetarja e Bashkisë së Pogradecit, Entela Gusho ka deklaruar se sezoni turistik është hapur me 1 qershor dhe përgjatë gjithë këtij sezoni janë parashikuar një mori aktivitetesh kulturore dhe artistike.

“Bashkia Pogradec për sezonin turistik ka parashikuar një larmishmëri aktivitetesh, kulturore, artistike dhe sportive si çdo vit kemi kalendarin e ditëve për aktivitetet që janë parashikuar. Këtë sezon e kemi çelur me 1 qershor me festën e fëmijëve që do të vijojë mbarë dhe me një sërë festivalesh dhe aktivitete që janë parashikuar në këtë sezon”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!