Policia ka shpërndarë turmën me gaz lotsjellës në Tiranë, ndërsa ka nisur edhe arrestimet e para.
“ABC” sjell pamjet e momenteve kur disa të rinj janë arrestuar në bulevard. Turma më pas u nis për te drejtoria e policisë së Tiranës, por efektivët ndërhynë duke i shpërndarë.
Protestuesit kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, largimin e Ardi Veliut, por edhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar në tre ditët e fundit. Protestuesit nuk i kënaqi dorëheqja e Sandër Lleshajt duke kërkuar edhe “kokën” e Ardi Veliut, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. / db/Abcnews.al