“Ca ka nai gjo anej?” Rama publikon foton nga Brukseli pas konferencës me zyrtarë të BE

schedule16:30 - 1 Mars, 2021

schedule 16:30 - 1 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një foto të tijën pas konferencës që pati me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel.  Në foton e publikuar, kreu i qeverisë shihet i ulur diku jashtë ndërsa flet në telefon.

Bashkë me foton, Rama shkruan: “Alo! Ca ka nai gjo anej?”

Më herët gjatë së hënës, kryeministri Edi Rama mbajti në Bruksel një konferencë të përbashkët me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Komisinerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në qendër të bisedimeve në Bruksel është integrimi i vendit dhe hapat që ka bërë Shqipëria drejt realizimit të kushteve. sb/abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!