“Arta Marku është për burg pasi ka shkatërruar procesin penal”. Kështu ka deklaruar në studion e “Byro Politike” deputeti demokrat Oerd Bylykbashki, duke folur me vetingun e prokurorëve e gjyqtarëve.
Sipas tij Kryeprokuroja Arta Marku po bën të njëjtën gjë që bënte edhe mafia italiane. “Mafia italiane merrte dhe transferonte gjyqtarët. Arta Marku është për hetim penal. Arta Marku ka shkatërruar procesin penal, është për burg.”
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e vuri ghithashtu theksin edhe te shkëputja e politikës nga krimi dhe oligarkia.
Nga ana e saj deputetja socialiste theksoi se propozimi i PD-së është i cunguar dhe është një copy paste për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, çka duket sikur ua lehtëson pozitën politikanëve.
“Propozimi nuk e parashikon se çdo të ndodhë më tej me sekuestrimin e pasurisë dhe çdo ndodhe më tej”.
Analisti Mark Marku nga ana e tij e sheh me pozotivitet goditjen e veprimtarisë eknomike të krimit.
“Më duket hipokrizi shumë e madhe puna e vetingut, ti i purifikon, gjykata por nuk u jep ansjë instrumetn për të goditur krimin. Në Itali Borselino e goditi mafian kur goditi ekonominë e mafias. Nëse godet veprimtarinë eknomike unë e shoh shumë pozitive këtë. Shteti dhe mafia veprojnë në të njëjtin territor, ose bashkëpunojnë, ose luftojnë”– u shpreh Marku.
Ndërsa analisti Arian Curi e sheh paradoksal propozimin kur nuk negociohet. Sipas tij edhe Rama edhe Basha e dinë se kë të emëruar kanë të inkriminuar.
“Unë shoh paradoks se ne propozojmë diçka por nuk e negociojmë. Pse nuk e dinë Rama e Basha se kë kanë të inkriminur është paradoks sepse e dinë”.
Byro Politike nisi sot sezonin e ri televiziv me zhvillimet më të fundit të aktualitetit politik në vend. Në një panel me deputetë dhe analistë u diskutua platfoma e Partisë Demokratike për vettingun e politikanëve dhe për ligjin antimafia. /abcnews.al

