Komisioni i Etikës është mbledhur ditën e sotme, prej orës 13:00 dhe janë disa nga protagonistët e ndeshjes Bylisi-Tirana që do te merren ne pyetje. Sfida gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë dyshohet si e trukuar. Luhatjet e koeficienteve dhe sjellja e futbollistëve ne fushë ka bërë që të nisin edhe hetimet.
Etika ka ftuar edhe Suad Licin (momenti i mbërritjes në videon më lart) , i cili është paraqitur sot në FSHF dhe ka folur në lidhje me akuzat që kishte bërë parat pak kohësh në lidhje me ndërhyrjet tek arbitrat nga ana e presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj.
Delegati i ndeshjes, Besnik Çela, si dhe gjyqtari Juxhin Xhaja gjithashtu janë në FSHF dhe po bëjnë raportimet e tyre. Së fundmi ka mbërritur edhe Kapllanaj, me trajnerin Veljko Dovedan, si dhe mbrojtësi Jurgen Goxha. Ky i fundit humbi një penallti në fund. / abcnews.al