Bylisi “divorcohet” me shtatë lojtarë, dy rikthehen te Partizani

schedule08:19 - 27 Maj, 2021

schedule 08:19 - 27 Maj, 2021

Bylisi ka rënë në Kategorinë e Parë dhe pritet që ballshiotët të pësojnë shumë ndryshime. Largimet kanë nisur dhe disa janë bërë zyrtare.

Klubi mallakastriot ka bërë me dije se shtatë lojtarë nuk do të vazhdojnë me skuadrën në sezonin e ri futbollistik dhe mes tyre ka edhe nga ata që kanë spikatur.

Njëri është mbrojtësi Edison Ndreca, një nga shënuesit më të mirë të skuadrës së Bylisit. Anësori i majtë ikën si lojtar i lirë, sikurse ndodh edhe me lojtarë të tjerë si Arbër Mehmetllari, Haris Harba, Marquinho, Alexandre Cardoso, Alessio Hysenaj dhe Agim Dajçi.

Këta dy të fundit Bylisi i kishte marrë në huazim nga Partizani në merkaton e janarit. Në vazhdim pritet të ketë edhe zhvillime të tjera, kryesisht që lidhen me largimet. /abcnews.al