Bylisi dhe Lufëttari kanë ndarë nga një pikë mes tyre. Ballshiotët bënë një ndeshej të mirë dhe mund të kishin marrë pikët e plota, por pa sukses. Gjirokastritët shënuan të parët me Açkën, ndërkohë që Hidi me penallti vendosi baraspeshën. Skuadra e Dovedan numëron 13 p[ikë në klasifikim dhe renditet në vendin e dytë. Luftëtari mbetet i parafundit, me 6 pikë.
PJESA E PARË – Një lojë që duhet thënë se ishte e hapur, me miqtë më këmbëngulës. Rastet për gol ishin disa, ndërkohë që pati edhe një të dëmtuar. Saliou Guindo trembi ballshiotët, pasi në minutën e tretë u rrëzua dhe la fushën e lojës i dëmtuar. Më pas u dërgua me autoambulancë në spitalin e qytetit të Gjirokastrës.
Për t’iu rikthyer fushës, dy minuta më pas ishte Ntephe ai që goditi tranversën shumë pranë portës. I njëjti lojtar u ndal edhe nga shtylla në pjesën e parë. Ballshiotët ishin të pafat dhe sulmuan shumë për të gjetur rrugën e rrjetës. Nga ana tjetër edhe Luftëtari doli disa herë përpara në kundërsulm dhe rrezikoi me Vyent dhe Filin. Tentativat e tyre ishin të pasakta, sikurse të Bylisit, dhe pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
PJESA E DYTË – Murataj i afrohet golit me Muratajn që në fillim, por topi i gjuajtur prej tij shkoi jashtë. Bylisi vijoi të dominojë, por ishin vendasit ata që arritën të shënonin. Goli i epërsisë u shënuar nga Donald Açka, i cili shfrytëzoi një krosim të Filit nga këndi dhe me kokë gjeti rrugën e rrjetës.
Trajneri Dovendan hodhi në fushë edhe Opokun, pasi humbja konsiderohej e patolerueshme. Goli i barazimit për Bylisin erdhi me penallti dhe ishte portieri Hidhi, ai i cili u tregua i saktë. Ballshiotët deri në fund u munduan fort të shënonin edhe golin e fitores, por nuk ia dolën dot.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E shtunë, më 19 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër
Luftëtari-Bylis 1-1
Shënues: Açka 62′ / Hidi 76′ (pen.)
LUFTËTARI: Qyrani, Lala, Isufi (Lika 46′), Demo, Prikas, Açka, Rapo, Renja, Dushkaj, Vyent, Fili. (Në dispozicion: Basha, Kukaj, Hyseni, Ahmetaj, Oshafi, Qato, Çela, Hilgen, Ziaj). Trajner: Giorgos Marantas
BYLIS: Hidi, Ymeralilaj, Goxha, Janku, Peposhi, Murataj, Mëllugja, Barjamaj (Opoku 67′), Ntephe (Ujka 58′), Guindo (Celis 8′), Qardaku. (Në dispozicion: Miraka, Ndreca, Hadroj, Aliaj, Mbiobe). Trajner: Veljko Dovedan
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridigert Cokaj, Ani Koçiaj, Kreshnik Barjamaj
Kartonë të verdhë: Lala 3′, Prikas 9′, Açka 75′ / Ntephe 34, Janku 36′
/abcnews.al