Pas humbjes së djeshme ndaj Barcelonës, Paris Saint-Germain ngushëllohet me lajmin e mirë që ka mbërritur për shëndetin e Sergio Ricos, teksa më shumë se dhjetë muaj pas aksidentit të tmerrshëm me kuaj që ndodhi në Andaluzi, i cili e la në koma për 26 ditë, portieri spanjoll do të mund të rikthehet në stërvitje me ekipin e Luis Enriques.
Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes franceze, “RMC Sport”, “gardiani” 30-vjeçar spanjoll ka marrë autorizimin nga stafi mjekësor dhe mund ta shohë veten sërish në qendrën sportive në fund të prillit, duke lumtur shumëkënd që ka ndjekur prej kohësh gjëndjen e tij.
“Shtatlarti” i portës aktualisht po ndjek një plan të personalizuar dhe po stërvitet në shtëpinë e tij, në Spanjë, teksa kujtojmë se Rico do të negociojë edhe për kontratën e tij, me kryeqytetasit, e cila skadon në fund të qershorit. /i.m /abcnews.al