Buzëqeshin Sylvinho e Mourinho, Kumbulla gati për “Zonjën e Vjetër”

schedule09:36 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 09:36 - 26 Dhjetor, 2023

Që prej 29 prillit të këtij viti, qendërmbrojtësi i “verdhekuqve” të Roma-s dhe Kombëtares sonë, Marash Kumbulla ka mbetur jashtë fushave të blerta, pas një dëmtimi të pësuar në përballjen e vlefshme për kampionatin italian të futbollit, ndaj “kuqezinjve” të Milan.

Mirëpo, duket se në “horizont” ka lajme të mirë, teksa sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane, “Il Tempo”,  “shtatlarti” 23-vjeçar është rikthyer të stërvitet me grupin e plotë të “Verdhekuqve” të kryeqytetit dhe pritet që shumë shpejt të jetë nën urdhrat e teknikut Jose Mourinho.

Më konkretisht, Kumbulla pritet të jetë në stol për sfidën e fundit të këtij viti të “Ujkonjave” romake, atë ndaj Juventus, që do të zhvillohet mbrëmjen e 30 dhjetorit, në “Allianz Stadium” të Torinos, lajm ky tepër pozitiv për teknikun Sylvinho, i cili tashmë do të ketë edhe një tjetër mbrojtës cilësor në dispozicionin e tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!