Buzëqesh Zinedine Zidane, rikuperon në kohë rekord dy yjet e ekipit

schedule14:18 - 2 Prill, 2021

schedule 14:18 - 2 Prill, 2021

Më në fund lajme të mira për trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane. Madrilenët u tronditën ditën e djeshme pasi dëmtimit të Sergio Ramos, por tashmë në ekip janë shumë pranë rikthimit dy emra shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Toni Kroos dhe Eden Hazard.

Që të dy lojtarët janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit ditën e sotme dhe priten të jenë të gatshëm për trajnerin francez ditën e nesërme për duelin me Eibar. Mesfushori gjerman duket sikur e ka lënë pas krahëve dëmtimin muskulor, që e la jashtë ndeshjeve kualifikuese me Gjermaninë. Madje, Kroos është rikuperuar më shpejt nga se parashikohej duke i habitur të gjithë.

 

E njëjta situatë është pak a shumë dhe me ish-yllin e Chelseas. Hazard është drejt rikuperimit të plotë dhe mund të cilësohet si një “blerje” për Realin në këtë pjesë të rëndësishme të sezonit. Tashmë është në dorën e Zidane nëse do t’i aktivizojë nesër lojtarët apo do t’i ruajë për duelin e Champions League me Liverpool. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!