Buzëqesh Pioli, Milan rikuperon titullarin në prag të duelit me Atalantën

schedule12:35 - 21 Janar, 2021

schedule 12:35 - 21 Janar, 2021

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, mesa duket do të jetë i gatshëm për duelin me Atalantën këtë fundjavë. Sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport”, danezi do të jetë i gatshëm për trajnerin Pioli përpos atij dëmtimi që pati ditën e hënë në ndeshjen kundër Cagliarit.

Kujtojmë që qendërmbrojtësi u zëvendësua pas pjesës së parë dhe tekniku Pioli sqaroi pas ndeshjes se ai nuk dëshironte ta rrezikonte më shumë gjendjen e lojtarit. Edhe pse kuqezinjtë sërish do të kenë një listë të gjatë mungesash, të paktën Kjaer nuk do të jetë një prej tyre.

 

Raportohet se lojtari është stërvitur me grupin dhe do të shtrëngojë dhëmbët që të jëtë në “San Siro” përballë bergamaskëve. Krah tij pritet të jetë i riu Pierre Kalulu, i cili do të zëvendësojë kapitenin Romangnoli, që do të mungojë për shkak kartonash. /abcnews.al