Buzëqesh Interi, Valverde lë yjet e skuadrës në shtëpi

schedule17:32 - 9 Dhjetor, 2019

schedule17:32 - 9 Dhjetor, 2019

Lionel Messi, Gerard Pique, Sergi Roberto, Arthur, Nelson Semedo, Jordi Alba dhe Ousmane Dembele nuk janë grumbulluar nga trajneri Ernesto Valverde për sfidën kundër Interit, e fundit e fazës së grupeve në UEFA Champions League.

Katalanasit janë të kualifikuar, por Interi ende jo, pasi ka pikë të barabarta me Borussia Dortmund (7). Përballë katalanasve, zikaltërit nuk duan të bëjnë hap fals, ose me shumë gjasa, do të jenë jashtë UEFA Champions League.

Ansu Fati, Carles Perez, Riqui Puig, Araujo, Morer dhe Ikaki Pena janë grumbulluar nga Valverde në vend të titullarëve të skuadrës katalanase, ccka tregon se Barcelona e ka marrë shumë lehtë sfidën ndaj të besuarve të Contes./abcnews.al