Buzëqesh De Rossi, “ylli” i “Verdhekuqve” gati për “Aspirinat” e Bayer Leverkusen

schedule21:36 - 6 Maj, 2024

schedule 21:36 - 6 Maj, 2024

Roma ka nisur përgatitjet për takimin e kthimit në gjysmëfinalen e UEFA Europa League, përballë Bayer Leverkusen, teksa këtë të hënë ka pasur lajme të mira për trajnerin Daniele De Rossi, teksa nuk ka asnjë dëmtim serioz për “fantazistin” argjentinas, Paulo Dybala, i cili vendosi në alarm “Verdhekuqtë”, pasi në sfidën e së dielës kundër Juventus u largua pas 45 minutave të para.

Pas ekzaminimeve mjekësore këtë të hënë, argjentinasi nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz, pasi ka pasur vetëm tendosje muskulore, e cila do të menaxhohet me terapi dhe do të udhëtojë me skuadrën drejt Gjermanisë, ku në “Bay Arena”, Roma do të kërkojë përmbysjen, pasi në ndeshjen e parë u mposht në shtëpi 0-2 dhe në këtë pikë të sezonit, shumë gjëra do të varen nga ajo përballje, pasi në rast eliminimi, atëherë Championsi do të kalonte vetëm nëpërmjet kampionatit.

Pas barazimit me Juventus, Roma numëron 60 pikë, teksa java e ardhshme rezervon duelin direkt përballë “Bergamaskëve” të Atalanta, në një sfidë që do të vendosë një pjesë të mirë të kualifikimit për në sezonin e ardhshëm të UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!