Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Buzëqesh” De Rossi, Roma gati për të sfiduar “Djajtë” në “San Siro”

schedule20:16 - 9 Prill, 2024

schedule 20:16 - 9 Prill, 2024

Me ardhjen e teknikut, Daniele De Rossi, në krye të stolit, të “Verdhekuqve”, të Roma-s, këta të fundit mund të thuhet se po kalojnë formën më të mirë, të këtij sezoni, teksa vetëm të shtunën, që sapo lamë pas mundën pas dy vitesh përpjekje, “Shqiponjat” e Lazio, duke fituar minimalish, me rezultatin, 1 me 0, “Derbin e Kryeqyteti”, ndaj rivalëve të tyre të përhershëm.

Pas këtij suksesi, Roma do të kërkoj një tjetër “magji”, me teknikun, De Rossi, që ka filluar të përgatisë skuadrën e tij, për sfidën e së enjtes mbrëma, ndaj “Kuqezinjve”, të Milan, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e parë, të fazës çerekfinale, të Europa League, me të dyja skuadrat, që kërkojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Orët e fundit, tekniku italian ka marrë lajme pozitive sa i përket organikës, teksa është pikasur rikthimi, në stërvitjen me grupin, e “fantazistit” argjentinas, Paulo Dybala, i cili pritet të jetë titullar në sfidën, ndaj “Djajve”, ndërsa “shtatlarti” i mbrojtjes, Gianluca Mancini ka punuar sërish i diferencuar, por nuk paraqet shqetësime, për sfidën e së enjtes.



E vetmja mungesë pritet të jetë ajo e sulmuesit, iranian, Serdar Azmoun, pas dëmtimit, që pësoi gjatë grumbullimit, me Iranin, megjithatë nuk pritet të ndikojë, pasi treshja e sulmit pritet të përbëhet nga Dybala, Romelu Lukaku e Stephan El Shaarawy, teksa i vetmi vendim i vështirë për trajnerin pritet të jetë krahu i majtë i fushës, me dyshen Spinazzola-Angelino, që ndohet në “balotazh”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!