Një lajm i mirë ka ardhur ditën e sotme për trajnerin e Interit, Antonio Conte. Marcelo Brozovic ka rezultuar negativ në tamponin e radhës dhe i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.
Mesfushori kroat u infektua kur ishte në grumbullim me kombëtaren e tij si dhe nuk mori pjesë në ndeshjen e djeshme, që ziklatrit fituan me rezultatin 0-2 në transfertën e Sassuolos.
Inter, Brozovic negativo: è pronto per la Champions https://t.co/u7qlOUgRfk
— Pasquale Salvione (@salvione) November 29, 2020
Sipas raportimit të “Sky Sport”, përgjigjja e tamponit ka ardhur këtë mëngjes dhe tashmë Brozovic do të jetë i gatshëm për Conten. Lojtari do të ketë mundësinë të luajë që ditën e martë në Champions League, në duelin kundër Borussia G’Ladbah. /abcnews.al

