Buxhetit të shtetit i mungojnë 262 milion euro në 7 muaj, ekspertët paralajmërojnë rritje taksash

schedule16:00 - 25 Gusht, 2020

schedule 16:00 - 25 Gusht, 2020

Buxhetit i shtetit ka arkëtuar 262 milion euro ose 32,6 miliard lekë më pak  për periudhën janar-korrik në krahasim me një vit më parë.

Ekspertët e vlerësojnë këtë fakt si një kambanë alarmi për ecurinë ekonomike në këtë kohë pandemie.

Selami Xhepa deklaron se pas stabilizimit të ekonomisë rishikimi i taksave në rritje është i pashmangshëm.

“Ka një mori gropash që janë krijuar në sistem që e përkeqësojnë mjaft administrimin fiskal dhe të ardhurat buxhetore…ndoshta në vitet e ardhshme mendoj që të do të jetë i padiskutueshëm një rishikim i taksave, ndoshta drejt rritjes,” thotë Xhepa.

Deficiti dhe borxhi publik vlerësohen  në nivele të rrezikshme për financat shqiptare. Eksperti Azmi Stringa thekson se ulja e borxhit mund të arrihet vetëm duke ulur shpenzimet dhe duke luftuar informalitetin

“ Nëse flasim për një borxh prej 80 për qind për një vend si Shqipëria, është në nivele shumë të larta dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm,” sqaronai.

Rënien e të ardhurave në buxhet Xhepa e lidh me planifikimet jo-reale të ministrisë por edhe me rënien e konsumit dhe të turizmit.

Kurse Stringa deklaron se ulja e të ardhurave me 12 % gjatë këtij viti tregon se rimëkëmbja ekonomike mbetet minimale.

Efektin kryesor në rënien e të ardhurave në arkën e shtetit  e ka dhënë TVSH-ja që tregon se konsumi mbetet i dobët,tatim-fitimi  dhe tatimi mbi të ardhurat personale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!