Buxheti për mbrojtjen, Peleshi: Është historik, rriten pagat për ushtarakët

schedule17:50 - 10 Nëntor, 2021

schedule 17:50 - 10 Nëntor, 2021

Në konferencën e prezantimit të buxhetit të vitit 2022, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, theksoi edhe njëherë se buxheti për vitin e ardhshëm do të rritet me 32-%. Po ashtu, Peleshi bëri me dije se pagat e ushtarakëve do të rriten me 30%.

“32% më shumë do të jetë buxheti i 2022 krahasuar me buxhetin e këtij viti. Buxheti i mbrojtjes është 32.6 miliard lekë. 102% është rritja në zërin e investimeve, pra kemi dyfishim të invstimeve në fushën e sigurisë. Kemi angazhime buxhetore në NATO, angazhimi i përbashkët në samitin e Uellsit, të kapin shifrën 2% të produktit të brendshëm bruto. E veçoj me të vërtetë si historike një arritje të madhe të këtij buxheti që është rritja prej 30% e pagave nga ushtari i parë deri te oficeri i gradave më të larta. Dua të falënderoj kryeministrin që me këtë gjest ka treguar vlerësimin që qeveria ka për Forcat e Armatosura,” tha ai.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!