Buxheti për arsimin, PD: Mësuesit në Belsh nuk kanë marrë ende paratë për transportin

schedule16:39 - 14 Nëntor, 2021

schedule 16:39 - 14 Nëntor, 2021

Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji e ka cilësuar mashtrim buxhetin e arsimit të prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama.

Me një postim në Facebook, Gjergji thotë se teksa kryeministri propagandon buxhetin për vitin 2022 me shifra marramendëse, arsimtarët në Belsh nuk janë likuiduar për transportin për 4 muaj.

“Ironia vazhdon ende! Kryeministri propagandon buxhetin për vitin 2022 me shifra marramendëse por ndërkohë faktet flasin . Sot, në datë 14.11.2021, arsimtarët e ZVAP Belsh vazhdojnë të palikujduar për transportin e muajve Maj, Qershor, Shtator e Tetor. Kjo është deklarata e bërë më datë 07.10.2021 nga drejtori i ZVA Belsh, ku premton që mësuesit do të marrin paratë e transportit brenda këtij muaj.  https://youtu.be/GXdJsZL1lYU. Pagesa ende nuk është bërë e qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin”, shkruan jo.

Një ditë më parë, teksa prezantoi buxhetin për arsimin, Rama shprehu edhe pakënaqësitë e tij edhe  për drejtuesit e shkolla, duke kërkuar ndërhyrje urgjente.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!