Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti nen për nen/ PS: Amendamentet e opozitës pasi cënojnë borxhin publik

schedule19:30 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 19:30 - 11 Dhjetor, 2025

Maxhoranca nuk do të pranojë 50 amendamentet e opozitës për buxhetin 2026 pasi kanë kosto duke ndikuar në nivelin e borxhit publik .Ndërsa në Kuvend po diskutohet nen për nen buxheti dhe paketa fiskale kryetarja e komisonit të ekonomisë Milva ekonomi deklaroi se këkresat e  opozitës për buxhetin nuk do të pranohen pasi cenojnë parametrat fiskal ..Në total shpenzimet për vitin e ardhshëm në buxhet  parashikohen rreth 9 miliarde euro ndërsa rritja ekonomike do të jenë reth 4%.

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, tha se janë pranuar kërkesat e komisioneve për të shtuar shpenzimet për disa institucione me vlerë 506.9 milionë lekë,  të cilat do  mbulohen brenda tavaneve të parashikuara në buxhet..Shtesë fondesh janë parashikuar për KPA ,KLP DHE ILD.

Një ndër nismat më të rëndësishme fiskale për vitin e ardhshëm edhe falja e borxheve doganore e tatimore të cialt përllogariten në rreth 1 mld lekë. Një vëmendje e veçantë parashikohet edhe për rritjen e pagave dhe të pensioneve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!